Kuvendi i Republikës së Kosovës

Vazhdon Programi “Punëtoritë për Demokraci” - nxënësit mësojnë për demokracinë, zgjedhjet, mediat dhe qytetarinë aktive

16.10.2019

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka katër javë që është duke e zhvilluar Programin “Punëtoritë për Demokraci”, i cili ka për qëllim të afrojë nxënësit me Kuvendin dhe njëkohësisht të rrisë vetëdijen e nxënësve për demokracinë dhe rolin e tyre në këtë sistem të qeverisjes.

Sot këtë punëtori ndoqën 22 nxënës të shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi“ nga fshati Llukar i Prishtinës, të cilët mësuan për demokracinë në përgjithësi, për zgjedhjet, mediat dhe rolin e tyre, jetën në qeverisje dhe qytetarinë aktive.

Nxënësit e klasës së shtatë, të ndarë në katër grupe dhe nën kujdesin e edukatorëve, në fund prezantuan atë çfarë mësuan në punëtori.