Kuvendi i Republikës së Kosovës

Sekretari Krasniqi takoi zv/drejtoreshën e NDI-së në Uashington, Shari K. Bryan dhe drejtorin e NDI-së për Evropë, Rob Benjamin

09.12.2019
Sekretari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi, priti sot në takim zevendesdrejtoreshën e NDI-së në Uashington DC, Shari K. Bryan dhe drejtorin e NDI-së për Evropë, Rob Benjamin.
 
Kjo vizitë realizohet në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit 20-vjeçar ndërmjet Kuvendit dhe NDI-së e HDP-së.
 
Në takim u diskutua për arritjet që ka shënuar Kuvendi në kuadër të projektit për Partneritet në 20 parlamente.
 
Sekretari i Kuvendit u shprehu zyrtarëve të lartë të NDI-së falenderimin dhe mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin strategjik dhe mbështetjen e pakursyer që NDI dhe USAID i kanë dhënë ndër vite Kuvendit të Republikës së Kosovës në shumë fusha.
 
Sekretari Krasniqi theksoi interesimin dhe gatishmërinë që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
 
Znj. Bryan, nga ana e saj, u zotua se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.