Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione

20.11.2020

Anëtarët e Komisionit u pajtuan se duhet sa më shpejtë të sillet Ligji për Personat e Pagjetur, të avancohet bashkëpunimi në këtë fushë, përkatësisht të zbardhet fati i personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë 

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në seancën të cilën e kryesoi Duda Balje, Kryetare, ka mbajtur takimin e radhës. 
Në këtë seancë, si pikë e parë e rendit të ditës ka qenë çështja e zhvarrosjes në Serbi, lidhur me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. Lidhur me këtë pikë, anëtarët e Komisionit u pajtuan se duhet sa më shpejtë të sillet Ligji për Persona të Pagjetur si dhe të avancohet bashkëpunimi me Komisionin Qeveritar në këtë fushë, përkatësisht, të zbardhet fati i personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. 

Në vazhdim të kësaj seance, anëtarët e Komisionit shqyrtuan Projekt-Rezolutën nga debati parlamentar, lidhur me problemet e banorëve Shqiptarë në Mitrovicën Veriore dhe komunave tjera në veri të Kosovës që kanë të bëjnë me pengesat e vendosura për kthimin në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës, si dhe Ligjin për Peticionet.