Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

22.05.2020

Anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, kryesuar nga Liburn Aliu, kryetar, u mblodhën sot për të shqyrtuar raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC) të Republikës së Kosovës për vitin 2019.

 

Arianit Islami, ne cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të AAC-së, paraqiti para deputetëve raportin vjetor. Megjithatë, për shkak se u konstatua që bordi i AAC-së nuk e ka miratuar raportin paraprakisht, konform ligjit, anëtarët e komisionit u pajtuan që të shtyhet votimi i këtij raporti, deri në mbledhjen e radhës.

 

Komisioni u dakordua gjithashtu që gjatë javës së ardhshme të dalë në terren, gjegjësisht në rrethin e Prizrenit, për të parë nga afër dëmin e shkaktuar nga breshëri. Po ashtu, anëtarët e komisionit u pajtuan që të procedojnë tutje me kërkesën e shndërrimit të burgut të Qarkut, në burg muze.