Kuvendi i Republikës së Kosovës

Grupi i Miqësisë me Mbretërinë e Bashkur mbajti takim virtual me ambasadorin Abbott

20.11.2020

Grupi Parlamentar i Miqësisë Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, nën drejtimin e kryeares Ariana Musliu-Shoshi dhe pjesëmarrje të anëtarëve Teuta Haxhiu, Jahja Kokaj dhe Albert Kinolli, ka zhvilluar sot një takim virtual me Ambasadorin e Mbretërisë Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott.

Në këtë takim u diskutua për çështjet e aktualitetit politik, thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve dhe rolin e Kuvendit në këto procese.

Kryetarja Musliu-Shoshi falënderoi ambasadorin Abbott për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Kosovës, veçanërisht për vizitën e fundit në Prekaz, duke dërguar një mesazh të fuqishëm në një moment shumë domethënës për Kosovën dhe popullin e saj.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës falënderuan diplomatin britanik edhe për mbështetjen nëpërmjet Bursës Chevening program, nga i cili këtë vit do të përfitojnë 11 studentë nga Kosova, duke u siguruar atyre bursë të plotë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ambasadori Abbott shprehu interesimin dhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të vazhduar përkrahjen ndaj Kosovës edhe në të ardhmen.