Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe mjedis, është Komision Funksional.

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

e martë, 01:00 03 Mars 2020
Salla N302

Mbledhja e komisionit

Procesverbali

Të pranishëm: Liburn Aliu, Bajrush Xhemajli, Hajrullah Çeku, Shpejtim Bulliqi, Ilir Ferati, Xhavit Uka, Evgjeni Thaçi-Dragushaj, Rasim Selmanaj, Miloš Perović dhe Endrit Shala. Stafi mbështetës i komisionit: Bajram Badivuku dhe Ylber Sherifi.

Munguan: Adem Hodźa.

Të ftuar: Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) nga mediat Kosovapress.

Rendi i ditës
e hënë, 11:00 24 Shkurt 2020
Salla N302

Mbledhja e komisionit

Procesverbali

Të pranishëm: Liburn Aliu, Bajrush Xhemajli, Adem Hoxha, Ilir Ferati, Evgjeni Thaçi-Dragushaj, Rasim Selmanaj, Milosh Peroviq dhe Endrit Shala

Munguan: Hajrullah Çeku dhe Shpejtim Bulliqi

Të ftuar: Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). Stafi mbështetës i komisionit: Bajram Badivuku dhe Ylber Sherifi.

Rendi i ditës

Përbërja e komisionit

Dokumentet e komisionit

(Nuk ka dokumente)

FUSHËVEPRIMTARIA

Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me bujqësinë, pylltarinë, zhvillimin rural, infrastrukturën dhe mjedisit. 

• Fushëveprimi i këtij komisioni përfshinë:
- Angazhimin për përcaktimin dhe përcjelljen e politikave të zhvillimit të bujqësisë, të pylltarisë, të zhvillimit rural, të infrastrukturës dhe mjedisit;
- Angazhimin për konceptimin e strategjisë së përgjithshme për zhvillimin e bujqësisë, të pylltarisë, të zhvillimit rural, të Infrastrukturës dhe mjedisit, duke përcjellë modelet më të avancuara bashkëkohore nga këto fusha;
- Shqyrtimin e nivelit të zbatimit të programit të Qeverisë në fushën e bujqësisë, të pylltarisë, të zhvillimit rural, të Infrastrukturës dhe mjedisit dhe i jep rekomandime Kuvendit;
- Bashkëpunimin me komisionet e tjera të Kuvendit, në veçanti, me Komisionin për Buxhet e Financa, kur është fjala për financimin dhe për menaxhimin e programeve nga Qeveria;
- Shqyrtimin e legjislacionit të fushëveprimit të tij;
- Shqyrtimin e projektbuxhetit dhe rishikimin e buxhetit të ministrisë së resorit përkatës dhe i rekomandon Komisionit për Buxhet e Financa, shqyrtimin dhe miratimin e tij në Kuvend, duke i përfshirë edhe amendamentet;
- Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të fushëveprimit të tij;
- Shqyrtimin e çështjeve të tjera të përcaktuara me këtë Rregullore dhe të çështjeve, të cilat me vendim të veçantë të Kuvendit, i barten këtij komisioni.

Për ushtrimin e funksioneve, komisioni bashkëpunon me ministrinë e resorit përkatës, me të gjitha ministritë e tjera, nga të cilat mund të kërkojë të dhëna konkrete, duke i përfshirë këtu edhe raportet e drejtpërdrejta të ministrave ose të personave të tjerë përgjegjës, kur kjo kërkohet nga komisioni.