Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Buxhet dhe Transfere

Komisioni për Buxhet dhe Transfere (tutje Komisioni), është komision funksional dhe i përhershëm. Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet, që kanë të bëjnë me buxhetin dhe me financat.

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

e hënë, 11:00 27 Prill 2020
Salla Na elektronski način – Zoom platforma

Mbledhja e komisionit

Procesverbali

Të pranishëm: Hekuran Murati, Gazmend Abrashi, Mimoza Kusari Lila, Yllza Hoti, Shkelzen Hajdini, Bedri Hamza, Kujtim Gashi dhe Fikrim Damka. Nga stafi mbështetës i komisionit: Vilson Ukaj dhe Sabrije Iseini.

Munguan: Verica Qeraniq, Fatmir Rexhepi dhe Haxhi Shala.

Të ftuar: Ismet Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës.

Rendi i ditës
e shtunë, 09:00 14 Mars 2020
Salla C203

Mbledhja e komisionit

Procesverbali

Të pranishëm: Hekuran Murati, Mimoza Kusari-Lila, Yllza Hoti, Fatmir Rexhepi, Shkelzen Hajdini dhe Fikrim Damka. Nga stafi mbështetës i komisionit: Vilson Ukaj, Sabrije Iseini dhe Dashurije Canolli.

Munguan: Shkumbin Demaliaj, Verica Qeraniq, Bedri Hamza, Kujtim Gashi dhe Haxhi Shala.

Të ftuar: Besnik Bislimi - Ministër i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi - Zv.Ministër i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu – Zv.Ministër i Financave dhe Transfereve Salvador Elmazi - Drejtor i Departamentit të Buxhetit, Milaim Aliu – Udhëheqës i Departamenti i Buxhetit Qendror. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe: Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Armend Zemaj – Deputet, Doruntinë Maloku – Deputete, Rrezarta Krasniqi – Deputete, Driton Selmanaj – Deputet, Ardian Shala – Deputet, Ismet Krasniqi – Sekretar i Kuvendit, Evetar Zeqiri – Ekspert i angazhuar nga OSBE.

Rendi i ditës

Përbërja e komisionit

Dokumentet e komisionit

e mërkurë 05 Shkurt 2020

Formular për Raportim Vjetor Financiar për vitin 2019

e mërkurë 05 Shkurt 2020

Udhëzimet për plotësimin e “Formularit për Raportim Vjetor Financiar”

FUSHËVEPRIMTARIA

Fushëveprimi i komisionit përfshin:

  • Shqyrtimin e Projektligjit vjetor për ndarjet buxhetore dhe rishikimin e tij;
  • Shqyrtimin e projektligjeve në fushën e financave publike dhe financave në përgjithësi;
  • Shqyrtimin e projektligjeve për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga Republika e Kosovës dhe bën rekomandime për Kuvendin;
  • Shqyrtimin e projektligjeve dhe amendamenteve të propozuara, në aspektin e ndikimit buxhetor të tyre, në kuadër të përgjegjësive, si komision i përhershëm dhe bën rekomandime në komisionin përkatës funksional dhe në Kuvend;
  • Të drejtën për të propozuar dhe hartuar projektligje;
  • Shqyrtimin e raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës;
  • Shqyrtimin e raporteve vjetore të institucioneve/organeve të pavarura, që raportojnë në Kuvend dhe që bien në fushëveprimin e komisionit;
  • Mbikëqyrjen e zbatimit të politikave publike dhe legjislacionin në fushën e menaxhimit të financave publike, të standardeve të kontabilitetit dhe raportimit financiar, të borxhit publik, prokurimit publik, politikave makroekonomike dhe fiskale, si dhe ndihmës shtetërore;
  • Mbikëqyrjen e zbatimit të rregullës fiskale të përcaktuar me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë;
  • Mbikëqyrjen e politikave buxhetore në ekzekutimin e pagave, skemave sociale dhe pensionale, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, në kuadër të fushëveprimit të tij;
  • Organizimin e dëgjimeve publike, në pajtim me nenin 66 të Rregullores së Kuvendit;
  • Raportim, me iniciativën e komisionit ose me kërkesën e Kuvendit, në mbledhje plenare për çështjet nga fushëveprimi i tij;
  • Shqyrtimin e çështjeve të tjera, të përcaktuara me këtë Rregullore dhe çështjet, të cilat  me vendim të veçantë të Kuvendit apo me përfundim të Kryesisë së Kuvendit, i barten këtij komisioni.

Në ushtrimin e funksioneve të tij, në përputhje me fushëveprimin dhe legjislacionin në fuqi, komisioni bashkëpunon me Ministrinë e resorit përkatës për Financa dhe Transfere, me organizatat tjera buxhetore dhe institucionet tjera, nga të cilat mund të kërkojë raporte dhe të dhëna konkrete, duke përfshirë edhe raportimin e tyre në mbledhje, kur kjo kërkohet nga komisioni.