Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, i formuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancë plenare të mbajtur më 21 shtator 2023, me Vendim nr. 08-V-609, si dhe bazuar në nenin 17, paragrafi 5 i Rregullores nr. 08-Rr-005 se Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës së Kuvendit të Republikës se Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29.01.2024, ka vendosur që të paraqesë këtë:
THIRRJE PËR ANGAZHIM TË EKSPERTËVE
Bazuar në nenin 21, të Ligjit Nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar, ftohen të gjithë ekspertët nga fusha juridike, prokurimit dhe financave publike që të aplikojnë për angazhimin si ekspert në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.
Angazhimi i ekspertëve do të behet nga anëtaret e komisionit, ku për secilën nga fushat e lartcekura do të angazhohet nga një (1) ekspert, gjithsej tre (3) ekspert. Komisioni fton të gjithë të interesuarit/at me kualifikime përkatëse dhe përvojë të dëshmuar që të shprehin interesimin e tyre për t’u aplikuar.
Eksperti/ja i/e angazhuar do të punoj në hartimin e ekspertizës, ku për një (1) ekspertizë do të kompensohen në vlere prej 1,000.00 euro. ekspertët do të angazhohen së bashku me ekipin e Komisionit, andaj ftohen të gjithë të interesuarit/at me kualifikime përkatëse dhe përvojë të dëshmuar që të shprehin interesimin e tyre për t’u aplikuar, për hartimin e raportit përfundimtar të këtij Komisioni.
Si të aplikoni?
Për të shprehur interesimin tuaj, duhet të na dërgoni:
Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen përmes e-mailit, në adresën [email protected] si dhe dorëzim fizik në adresën: Kuvendi i Republikës së Kosovës, Rr. Nënë Tereza” 10000 Prishtinë, me titull “Ekspertë për Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla”, jo më vonë se 02 Shkurt 2024 ora 16:00.
Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:
K O N K U R S
Për zgjedhjen e një (1) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile
Në pajtim me nenin 9 dhe 10 të Ligjit 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Kuvendi shpall konkurs për plotësimin e pozitës:
Një (1) anëtar/e, përfaqësues nga shoqëria civile.
II. Shoqëria civile duhet t’i bashkëngjisë listës së kandidatëve të nominuar për anëtar edhe dokumentet, të cilat vërtetojnë se kandidati i plotëson kushtet e paraqitura në këtë shpallje publike.
III. Kuvendi i Kosovës inkurajon shoqërinë civile, që gjatë dërgimit të propozimeve për anëtar të KPK-së, të marrë parasysh përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe parimet e pranuara të barazisë gjinore.
Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);
PROCEDURA E KONKURRIMIT
Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 27.12.2023, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Zyra N-217).
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038 200-10411, 038 200-10410 dhe 044 567-041.
Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 15 (2) të Ligjit nr. 08/L–133 për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë shpall:
KONKURS
Për zgjedhjen e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë
Funksioni i Komisionerit:
Komisioneri Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka për mision fuqizimin e kontrollit parlamentar, sundimit të ligjit, dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut për personelin ushtarak në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Komisionari zgjidhet me votim të fshehtë nga Kuvendi i Kosovës, me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë dhe mandati i tij zgjatë pesë (5) vite pa të drejtë rizgjedhje.
Kriteret e përzgjedhjes:
1. Kandidatët që aplikojnë për pozitën e Komisionerit duhet ti plotësojnë kriteret si në vijim:
1.1.Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
1.2. Të kenë diplomë universitare;
1.3.Të kenë, së paku, tetë (8) vite përvojë pune profesionale, nga të cilat, së paku pesë (5) vite përvojë në pozita udhëheqës;
1.4.Të mos kenë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale;
1.5. Të kenë integritet të lartë moral dhe profesional;
1.6.Të mos jenë larguar nga puna me masë disiplinore;
2. Kandidatët që konkurrojnë për Komisioner të FSK-së i nënshtrohen procesit të verifikimit të kontrollit të sigurisë para fazës së dërgimit në kuvend për votim.
3. Kandidatët të cilët nuk pranojnë të bëhet procesi i verifikimit të kontrollit të sigurisë përjashtohen nga konkurrimi.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
PROCEDURA E KONKURRIMIT
Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 13 nëntor 2023, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Zyra N-217).
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038 200-10411, 038 200-10410 dhe 044 567-041.
Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.
Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:
K O N K U R S
Për zgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës
Në pajtim me nenin 10 të Ligjit nr. 06/L -055 për Këshillin Gjyqësor të Republikës Kosovës dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit kushtetues dhe ligjor për zgjedhjen e anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Kosovës,
Kuvendi shpall konkurs për plotësimin e pozitës:
- 1 (një) anëtar/e siç përcaktohet me nenin 108, paragrafi 6, nënparagrafi 2 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës (Amendamenti nr. 25 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës) nga radhët e gjyqtareve; dhe
- 1 (një) anëtari/e, siç përcaktohet me nenin 108, paragrafi 6, nënparagrafi 3 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nga radhët e gjyqtarëve.
Kandidati për anëtar në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Kosovës, duhet t’ i plotësojë kushtet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me Ligjin për Këshillin Gjyqësor, dhe aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
PROCEDURA E KONKURRIMIT
Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 25 tetor 2023, në orën 16:00.