Vende tė lira pune

FTESĖ / THIRRJE PUBLIKE

Dokumenti i Aplikimit

         FTESË / THIRRJE PUBLIKE

               për

PARAQITJEN E NOMINIMEVE PËR NJË GJYQTAR TË GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e nominimeve të kandidatëve për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në pajtim me nenet 6 dhe 7, të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (Nr. 2008/03-L-121), fton Kuvendin e Republikës së Kosovës, institucionet gjyqësore, fakultetet juridike, Odën e Avokatëve, Shoqatën e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve, partitë politike, personat e tjerë relevantë juridikë dhe individët, që të propozojnë kandidatë për zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Po ashtu, një person mund të propozojë veten për kandidat.

Komisioni në mënyrë të veçantë, do ta ketë në konsideratë përmbushjen e parimit për barazi gjinore për kandidim, sipas kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj.

Kualifikimet:

Kandidatët për pozitën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës; juristë të shquar me reputacion të shkëlqyeshëm profesional, me jo më pak se 10 (dhjetë) vjet përvojë pune profesionale, veçanërisht në fushën e së drejtës publike dhe kushtetuese të dëshmuar, mes tjerash, përmes punës profesionale si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, shërbyes civilë ose mësimdhënës universitarë dhe punë të tjera të rëndësishme të natyrës juridike, individë me reputacion të shkëlqyeshëm moral, të cilët kanë aftësi të plotë veprimi dhe të cilët nuk janë dënuar për ndonjë vepër penale.

Të gjitha propozimeve dhe aplikacioneve për nominime, duhet t'u bashkëngjiten dokumentet si vijon:

a) Formulari për nominimin e kandidatit,
b) Formular të deklarimit të të nominuarit,
c) Curriculum Vitae (C.V) (autobiografia),
d) Letra e motivimit nga organizata ose institucioni propozues,
e) Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës,
f) Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale.
g) Dëshmia për përvojën e punës
h) Dëshmia se nuk janë të dënuar për ndonjë vepër penale


Nominimet dhe aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 15 prill 2013, në orën 16:00.

Nominimet dhe aplikacionet dërgohen personalisht në adresën:


Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë - Rr. "Nëna Terezë" p. n. Drejtoria e Personelit, Zyra N-217.

Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: Në shërbimin përkatës të administratës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ose Forma elektronike: në ueb- faqen e Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-281, 211-648, 211-182 dhe (0) 44 147-264.

 

 

 

 

 

 

Komisioni pƫr Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com

Komisioni pƫr Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com