Vende tė lira pune

Pėr plotėsimin e pozitave

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për shërbimin civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit ri shpall :

                    KONKURS

Për plotësimin e pozitave si vijon:

Pozita: Zyrtar ndërlidhës me institucionet dhe agjencitë e pavarura
Shkalla: C-8.5
Numri i kryerësve: 1 (një)
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Mbikëqyrësi: Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit


Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, zyrtari ndërlidhës me institucionet dhe agjencitë e pavarura është përgjegjës për:

• të ndihmuar Sekretarin që të sigurojë kontakte me të gjitha institucionet dhe agjencitë e
pavarura, institucione dhe agjenci, të cilat me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligj i përgjigjen Kuvendit;
• krijon, mban dhe përditëson database-nё, nё të cilën futen të gjitha të dhënat e institucioneve dhe agjencive të pavarura, si dhe njofton Sekretarin e Kuvendit, përkitazi me skadimin/kalimin e mandatit të bordeve të agjencive dhe përgatit njoftim për Sekretarin, përkitazi me atë se kur duhet të fillojë procedura për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në ato institucione, nё përputhje me ligjet përkatëse për secilin institucion apo agjenci të pavarur, ndërsa njoftimet i dërgohen Kryesisë dhe komisionit përkatës funksional;
• nё bashkëpunim të ngushtë me institucionet dhe agjencitë e pavarura, themelon, mban dhe përditëson database- nё, nё të cilën futen të gjitha të dhënat nё lidhje me projektet nga të cilat përfitojnë këto institucione dhe agjenci;
• kryen edhe punë te tjera lidhur me fushëveprimin e pozitës dhe Zyrës.

 
Kualifikimi dhe përvoja:

- diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - jurist i diplomuar / mastar i drejtësisë;
- përvojë profesionale së paku 3 vjet në çështje ligjore, hartim të ligjeve, këshillave juridike;
- përparësi përvoja në punët ligjore dhe procedurat parlamentare.


Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme;
- aftësi për të hartuar dokumente ligjore, në mënyrë të logjikshme, të qartë dhe koncize;
- nivel të lartë të integritetit personal dhe profesional;
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime;
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.


Pozita: Zyrtar i lartë për koordinim të donatorëve dhe marrëdhënie me shoqërinë civile
Shkalla: C-8
Numri i kryerësve: 1 (një)
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Mbikëqyrësi: Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, zyrtari i lartë për koordinim të donatorëve dhe marrëdhënie me shoqërinë civile, është përgjegjës për:
• koordinimin e mbështetjes së ofruar nga donatorët ndërkombëtarë apo vendorë, nё dhënien e mbështetjes profesionale dhe teknike për Kuvendin dhe Administratën e Kuvendit;
• kujdeset që mbështetja e ofruar nga donatorët të mos duplifikohet;
• çdo tre (3) muaj organizon takimin e koordinimit të donatorëve, nё mbështetje të punës së Kuvendit, ku diskutohet për arritjet dhe ngecjet eventuale në realizimin e programit të paraparë ndërmjet donatorëve dhe Kuvendit;
• përgatit raport gjashtëmujor për Kryesinë e Kuvendit, lidhur me punën e donatorëve nё mbështetje të Kuvendit dhe Administratës së Kuvendit;
• çdo fillim viti, së bashku me udhëheqësit e departamenteve, udhëheqësin e Zyrës së Personelit dhe njësitë tjera të Administrate së Kuvendit, koordinon dhe harton listën e nevojave për mbështetje nga donatorët;
• bashkëpunon me organizatat e shoqërisë civile, sidomos me ato të cilat përcjellin punën e Kuvendit të Kosovës;
• përgatitjen e listës së kontaktit të organizatave të shoqërisë civile për nevojat e trupave të punës së Kuvendit;
• përgatitë listën e organizatave të shoqërisë civile sipas profilizimit, dhe sipas kërkesës së tyre, kujdeset që të njëjtave organizata t'u jepet akreditimi për përcjelljen e punës së komisioneve përkatëse;
• njofton Sekretarin dhe Kryesinë e Kuvendit lidhur me shqetësimet që kanë organizatat e shoqërisë civile për qasje nё punën e Kuvendit dhe trupave të tij të punës, si dhe kujdeset që këtyre organizatave t'u ofrohet qasje nё dokumente dhe ligje për aq sa është e paraparë dhe e lejuar me Rregulloren e Kuvendit dhe me Platformën e Kuvendit për dialog me shoqërinë civile;
• organizon tryeza të rrumbullakëta/takime ndërmjet Kuvendit/Administratës së Kuvendit dhe shoqërisë civile, si dhe kujdeset që konkluzionet e dala nga takimet nё fjalë, të gjejnë zbatim;
• kryen edhe punëve tjera lidhur me fushëveprimin e pozitës dhe Zyrës.

Kualifikimi dhe përvoja:


- diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - jurist i diplomuar / master i drejtësisë;
- përvojë profesionale së paku 3 vjet në çështje ligjore;
- njohja e gjuhës angleze e obligueshme;
- përparësi ёshtё përvoja në bashkëpunim dhe bashkërendim të ndihmës së donatorëve.

Shkathtësitë:

- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme;
- aftësi për të hartuar dokumente në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize;
- nivel të lartë personal dhe profesional të integritetit;
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime;
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike.


Pozita: Zyrtar i fushës në Komisionin për Integrime Evropiane
Shkalla: D -7
Numri kryerësve: Një (1)
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Mbikëqyrësi: Koordinatori i komisionit

Detyrat dhe përgjegjësitë


Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të komisionit, zyrtari i fushës është përgjegjës për:
• të shërbyer si zyrtar i fushës në Komisionin për Integrime Evropiane;
• ofrimin e mbështetjes në dhënien e këshillave procedurale gojore dhe me shkrim për komisionin, lidhur me fushën e integrimeve evropiane;
• të ndihmuar koordinatorin në këshillimin dhe asistimin e drejtpërdrejtë për kryetarin/kryesuesin dhe anëtarët e komisionit, në hartimin e projektligjit dhe amendamenteve në projektligj, lidhur me fushën e integrimeve evropiane;
• përgatitjen e draftit të raportit preliminar për projektligj, lidhur me fushën e integrimeve evropiane;
• ofrimin e mbështetjes nё përpilimin dhe shtypjen e ftesave, raporteve, procesverbaleve, dokumenteve informative dhe shkresave të komisioneve;
• krijimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve, listave të kontaktit dhe regjistrave të komisioneve;
• pranimin dhe kontrollimin e korrespondencës, duke i bashkëngjitur kësaj informacionin e nevojshëm përkatës;
• kryerjen edhe të punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e komisionit.


Kualifikimi dhe përvoja:


- diplomë fakulteti katërvjeçar/master në lëmin e drejtësisë, shkencave politike;
- përvojë profesionale në legjislacionin e fushës nё administratën shtetërore së paku 2 vjet, me nivel dhe përgjegjësi të lartë, duke përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave juridike, eksperiencë në përafrimin dhe harmonizimin e legjislacionit vendor me atë të BE-së.


Shkathtësitë:


- shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme për integrime evropiane;
- aftësi për të hartuar dokumente për integrime evropiane, në mënyrë të logjikshme, të qartë dhe koncize;
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime;
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
- njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme.


Pozita: Përkthyes nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas
Shkalla: C-8
Numri i kryerësve: dy (2)
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Gjuhësore

Detyrat dhe përgjegjësitë


Nën mbikëqyrjen e drejtorit të Drejtorisë për Shërbime Gjuhësore, përkthyesi është përgjegjës për:
• përkthimin me shkrim nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas të të gjitha materialeve të Kuvendit dhe organeve të tij;
• përkthimin simultan dhe konsekutiv nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas në seanca plenare të Kuvendit, mbledhjet e Kryesisë, mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe dëgjimet publike;
• përkthimin e shkresave, kërkesave publike dhe parashtresave, që i drejtohen Kryesisë dhe komisioneve parlamentare të Kuvendit për nevoja të Kryesisë dhe të komisioneve përkatëse;
• përkthimin simultan dhe konsekutiv (shqip-serbisht-shqip) në konferenca, takime dhe grupe punuese të tjera, si dhe ndihmon në formulimin gjuhësor të fjalimeve në të dy gjuhët (shqip dhe serbisht);
• kryerjen edhe të punëve të tjera nga fushëveprimi i Drejtorisë.
Kualifikimi dhe përvoja:
- diplomë fakulteti në lëmin e gjuhësisë, shkencave shoqërore .
- përvojë profesionale së paku 3 vjet në përkthim të legjislacionit në institucione.


Shkathtësitë:


- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme;
- aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyre të profesionale, të qartë dhe koncize;
- aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik;
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike.

 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë ", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.


Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë`` p. n.), ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr. N -217, kati II.


Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 03.10.2012, deri më 17.10.2012, deri në orën 16:00.
.