Lajmet e fundit

Vazhdimi i seancės plenare tė Kuvendit

E Premte, 07.06.2013




Nė vazhdimin e seancės plenare tė 6 qershorit tė Kuvendit tė Kosovės, tė kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, njė pjesė tė mbledhjes e kryesoi nėnkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, nė fillim u shqyrtua Raporti vjetor financiar i Zyrės sė Rregullatorit pėr Energji pėr vitin 2012. Nė hapje tė debatit, z. Krasniqi njoftoi deputetėt se Komisioni pėr Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Energjetikė, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit tė Kosovės, ka rekomanduar tė pėrkrahet ky Raport, ndėrsa Komisioni pėr Buxhet dhe Financa ka rekomanduar qė tė mos miratohet. Para deputetėve Raportin e arsyetoi kryetari i Komisionit pėr Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Energjetikė, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit tė Kosovės, Zenun Pajaziti, i cili theksoi se ky komision i rekomandon Kuvendit tė miratojė kėtė Raport. Kryetarja e Komisionit pėr Buxhet dhe Financa , Safete Hadėrgjonaj, duke dhėnė disa vėrejtje nė punėn e kėtij agjensioni tha se hetohen tejkalime shpenzimesh dhe janė realizuar paga me rritje pa bazė ligjore, ndėrsa ka edhe shmangie nga dispozitat nė lėmin e taksave dhe tė licencave. Shih pėr kėtė Komisioni nuk e ka pėrkrahur kėtė Raport, theksoi jo.


Nė emėr tė GP tė PDK-ės, Shaip Muja, tha se pėrkundėr vėrejtjeve, del se nė kėtė agjension dhe nė Raportin e tij bėhet punė profesionale, ndaj kėrkoi qė Raporti tė miratohet. Hashim Deshishku nga GP i LDK-ės tha se raporti ėshtė i detajuar , por ka paqartėsi. Aty ka tabela, por jepen pak informacione, ndaj nuk dalin tė qarta ecuritė e punės sė kėtij agjensioni. Ndėrkaq, licencave iu mungon informacioni pėr afatin e tyre. Ai shprehu brengėn pėr humbjen e energjisė elektrike tė shpenzuar dhe vjedhjet e kėsaj energjie nga konsumatorėt. Visar Ymeri nga GP i Lėvizjės Vetvendosje vuri nė pah tė dhėnat se ēmimet e energjisė nė eksport janė tė vogla, ndėrsa ato tė importit tė larta, ndėrsa vėrehet se bėhen pėrpjekje pėr tė pėrgatitur opinionin pėr rritjen e ēmimit tė energjisė, qė ėshtė i ndėrlidhur edhe me procesin e privatizimit. Ai tha se nė veri ekziston problemi i ndėrhyrjes nė sistemin elektroenergjetik tė Kosovės nga ana e Serbisė, por pėr kėtė nė Raport nuk flitet. Ardian Gjini nga GP i AAK-ės shtroi ēėshtjen pse kemi rregullator, duke theksuar se ai ėshtė pėr atė qė tė ndalė abuzimet, tė shmangė monopolet, nė tė mirė tė konsumatorėve. Rregullatori ėshtė shndėrruar nė mbulesė tė kompanisė, nė vend se tė jetė nė interes tė konsumatorit. Myzejene Selmani nga GP i KKR-ės u shpreh se raporti ėshtė bėrė sipas Ligjit. Nė vijim ajo theksoi se humbjet e energjisė paksa janė zvogėluar , sidomos nė transmision dhe nė veri tė vendit. Ajo bėnte vėrejtje nė aspektin se Raporti ka pasur mundėsi tė jetė mė i detajuar, ndėrsa KEK-u ka manipuluar me faturat.


Seanca pastaj vazhdoi punėn me shqyrtimin e Raportit vjetor tė punės tė Autoritetit tė Konkurrencės tė Kosovės pėr vitin 2012, tė cilin e kishin shqyrtuar dhe e kishin rekomanduar pėr miratim nė Kuvend: Komisioni pėr Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Energjetikė, Transport dhe Telekomunikacion dhe Komisioni pėr Buxhet dhe Financa. Nė emėr tė Komisionit pėr Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Energjetikė, Transport dhe Telekomunikacion , nė seancė Raportin e arsyetoi kryetari i kėtij komisioni, Zenun Pajaziti. Ai nė fjalėn e tij kėrkoi kompletimin e Bordit, ndėrsa u shpreh se agjensioni ėshtė nė konsolidim e sipėr.


Duke marrė pjesė nė debat , z Jakup Krasniqi tha se ky agjension nuk ka funksionim normal. Duke theksuar se nė bordin e kėtij agjensioni mungojnė dy anėtarė, ai shtroi kėrkesėn qė secili agjension tė bėjė kompletimin sa i pėrket kuadrove, ndėrsa komisionet duhet tė jenė tė pėrgjegjshme ndaj agjensive qė i pėrgjigjen Kuvendit. Kryetarja e Komisionit pėr Buxhet dhe Financa , Safete Hadėrgjonaj tha se ka laramani nė paga tė agjensioneve dhe tė bordeve,ndaj shtroi kėrkesėn qė tė bėhet ligji pėr pagat e funksionarėve publik. Nė emėr tė GP tė PDK-ės, Zenun Pajaziti, pasi theksoi se nė raport mė shumė ka sfida tė karakterit teknik, kėrkoi qė tė krijohet njė model i raportimit tė agjensioneve. Lutfi Zharku nga GP i LDK-ės theksoi se puna e Agjensionit ėshtė reflektim i problemeve ekonomike me tė cilat ballafaqohet Kosova. Visar Ymeri, nga GP i VV, shtroi pyetjen se pse nuk po kompletohet bordi i kėtij agjensioni, pėrderisa nė Qeveri ėshtė dorėzuar kėrkesa pėr kompletim. Ai shprehu habinė qė ky agjension ka qenė mė aktiv nė fillim tė punės, se sa tani, kur ka krijuar njė pėrvojė. Burim Ramadani nga GP i AAK-ės, shprehu mendimin se ky agjension ėshtė i politizuar, ndaj nuk mund tė jetė aktiv. Nė kundėrpėrgjigjen e tij, Armend Zemaj, mohoi kėtė vlerėsim tė Burim Ramadanit. Myzejene Selmani (GP i KKR-ės) shprehu mendimin se nuk duhet tė aprovohet ky Raport pėrderisa bordi i tij nuk ėshtė i plotėsuar. Fikrim Damka (GP 6+) tha se Raporti nuk ėshtė nė nivel tė duhur, ndaj nuk mund tė jepet mendim pozitiv pėr tė. Gjatė kėtij debati u theksua nevoja e funksionalizimit tė kėtij agjensioni.


Nė vijim Kuvendi shqyrtoi Raportin vjetor tė Agjencisė Shtetėrore pėr Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale, pėr vitin 2012, tė cilin e kishin pėrkrahur dhe kishin rekomanduar pėr miratim komisionet pėrkatėse parlamentare. Para deputetėve arsyetimin pėr kėtė Raport e paraqiti Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit pėr Punė tė Brendshme, Siguri dhe Mbikėqyrjen e FSK-sė, i cili e vlerėsoi si raport tė mirė, por qė ka disa dobėsi qė mund tė pėrmirėsohen nė tė ardhmen. Nė kėtė vėshtrim ai tha se ky agjension duhet tė zgjidhė edhe ēėshtjen e ambientit tė punės. Ndėrkaq, duke folur nė emėr tė Komisionit pėr Buxhet dhe Financa , Safete Hadėrgjonaj, tha se Raporti pėrmbush parametrat ligjorė pėr t' u aprovuar. Fatmir Xhelili (GP i PDK-ės) vlerėsoi se ky agjension ėshtė nė rrugė tė funksionalizimit tė mirėfilltė. Ai shprehu nevojėn qė Agjensioni tė bėjė njė menaxhim mė tė mirė tė mjeteve financiare dhe tė gjendet njė objekt qeveritar pėr t' u kursyer nga qiraja. Vjollca Krasniqi nga GP i LDK-ės, tha se ky raport ka ngritje nga ai i kaluari. Qytetarėt pak janė tė informuar pėr ekzistencėn e kėtij agjensioni, ndaj duhet tė informohen pėr kėtė. Alma Lama nga GP i VV shprehu mendimin se ky agjension ka probleme, duke u shprehur se ka edhe qasje joprofesionale nė punėn e tij. Edhe Gėzim Kelmendi nga GP i KKR-ės shtroi kėrkesėn pėr sigurimin e objektit qeveritar pėr kėtė agjension. Sasha Milosavljeviq nga GP i SLS-ės theksoi se ky agjension ka kryer detyrat nė nivel tė duhur sipas kėrkesave tė BE-sė. Nė kėtė frymė janė nėnshkruar marrėveshje me disa shtete tė Rajonit. Ndėrkaq, Milivoje Stojanoviq nga GP i Ardhmėrisė sė Pėrbashkėt i bėri njė vėshtrim detyrave dhe obligimeve tė kėtij agjensioni. Ai pėrmendi faktin se kėtij agjensioni i kanė ardhur 16 ankesa, kryesisht nga bankat dhe PTK-ja. Ai shfaqi brengėn lidhur me ruajtjen e tė dhėnave personale, duke theksuar se sidomos nė sektorin privat po keqpėrdoren ato. Deputeti Elmi Reēica nė diskutimin e tij tha se Agjencioni Shtetėror pėr Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale ka pėrmbushur detyrat qė dalin nga Raporti i Progresit, ka nxjerrė kodin e etikės, ka mbajtur disa trajnime tė zyrtarėve etj.


Meqė nuk kishte kuorum, pėr kėto tri raporte tė agjensioneve do tė bėhet votimi nė mbledhjen e ardhshme , qė do ta caktojė Kryesia e Kuvendit tė Kosovės.


Nė vazhdim, Kuvendi debatoi pėr strategjinė e Qeverisė sė Kosovės pėr integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nė Republikėn e Kosovės, 2009-2015, me kėrkesė tė deputetit Xhevdet Neziraj, i mbėshtetur nga deputetėt nėnshkrues.

 
Duke shpalosur arsyet e kėrkesės pėr kėtė debat parlamentar, deputeti Neziraj foli me tone kritike pėr pėrmbajtjen e kėsaj strategjie, por edhe pėr moszbatimin e saj. Ai shprehu mospajtimin e tij me akronimin RAE, qė pėrfshin komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, duke vlerėsuar se njė komunitet i tillė nuk ekziston. Duke e konsideruar komunitetin egjiptian si pjesė tė rėndėsishme tė shoqėrisė sė Kosovės, nėpėrmjet rekomandimeve tė propozuara Neziraj kėrkoi heqjen e kėtij komuniteti nga strategjia. Ai shtroi nevojėn qė t'i vihet nė ndihmė kėtij komuniteti nė infrastrukturė, nė punėsim etj.


Nė emėr tė Grupit Parlamentar tė PDK-sė, deputeti Elmi Reēica i dha mbėshtetje kėtij debati, duke shfaqur besimin qė rekomandimet qė do tė dalin nga ky debat, do tė ndikojnė nė pėrmirėsimin e jetės sė komuniteteve pakicė nė Kosovė, nė mėnyrė tė veēantė, atij egjiptian. Ai tha se Kushtetuta dhe ligjet e Kosovės u japin tė drejta tė plota komuniteteve pakicė dhe Kosova ėshtė shembull i veēantė sa i pėrket trajtimit ligjor e kushtetues tė tyre. Kosova, theksoi Reēica, vazhdon t'i trajtojė mirė tė gjitha komunitetet pakicė, ndėrsa ky debat, sipas tij, do tė ndikojė te organet pėrkatėse qė ta marrin mė seriozisht kėtė ēėshtje.


Deputeti Armend Zemaj prezantoi qėndrimin e Grupit Parlamentar tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), duke vlerėsuar se kėrkesa pėr dallim ndėrmjet komuniteteve ėshtė e drejtė themelore, por si qytetarė, ai tha se duhet tė kenė trajtim tė barabartė. Qeveria, sipas tij, duhet tė jetė mė pėrgjegjėse ndaj kėtyre problemeve.


Sa i pėrket strategjisė sė miratuar nga qeveria, Zemaj tha se ajo ka probleme tė brendshme, por shtoi se ato duhet tė adresohen nėpėrmjet debatit dhe rekomandimeve.

Deputetja Albana Gashi, nė emėr tė Grupit Parlamentar tė Lėvizjes Vetėvendosje, tha se nė Kosovė jetojnė mbi 15 mijė ashkalinj, mbi 11 mijė egjiptianė de mbi 8 mijė romė, dhe sipas njė raporti tė hartuar nga Fondacioni Kosovar pėr Shoqėri tė Hapur, 40.06 pėr qind prej tyre kanė tė ardhura qė nuk e kalojnė shumėn prej 80 euro nė muaj. Ajo tha se mė shumė se 70 pėr qind e ashkalinjve, romėve dhe egjiptianėve, nuk kanė mundėsi as tė ushqehen mjaftueshėm. Sipas saj, barrėn e tė jetuarit nė varfėri ekstreme, mė sė shumti e mbajnė mbi supe qytetarėt e kėtyre tri komuniteteve.

Deputeti nga radhėt e Grupit Parlamentar tė AAK-sė, Burim Ramadani, strategjinė e qeverisė pėr integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nė Republikėn e Kosovės, e cilėsoi antikushtetuese. Kjo strategji, sipas tij, si e tillė, cenon rėndė identitetit etnik dhe kulturor tė komunitetit egjiptian. Ai tha se ēshtė e palogjikshme qė njė komunitet, nė kėtė rast komuniteti egjiptian, tė futet nė njė vend me komunitetet e tjera. Ramadani tha se komunitetet nė Kosovė kanė shumė gjėra tė pėrbashkėta, por identiteti etnik, sipas tij, nuk guxon t'i cenohet asnjė komuniteti.


Nė emėr tė Grupit tė KKR-sė, kryetarja Myzejene Selmani u ndal nė sfidat dhe problemet ekonomike tė vendit, duke vlerėsuar se me probleme nė ēėshtjen e punėsimit pėrballen sikurse shumica shqiptare, ashtu edhe komunitetet pakicė. Ajo shfaqi shpresėn qė ministritė pėrkatėse dhe komunat ku jeton komuniteti egjiptian, tė kenė njė vėmendje mė tė madhe. Ajo tha se Kushtetuta e vendit i pėrcakton qartė komunitetet nė Kosovė.


Duke konfirmuar mbėshtetjen e Grupit Parlamentar tė SLS-sė pėr kėtė strategji, deputetja Jasmina Zhivkoviq theksoi nevojėn e pjesėmarrjes sė tė gjitha grupeve etnike nė proceset pozitive nė Kosovė. Ajo tha se strategjia duhet tė jetė e atillė, nė mėnyrė qė tė ketė sa mė pak pengesa nė zbatim. Ajo e konsideroi tė rėndėsishme qė dokumentet e tilla tė bėhen nė pajtim me pėrfaqėsuesit e komuniteteve pėrkatėse.


Deputeti Albert Kinolli nga Grupi Parlamentar 6 Plus, tha se zbatimi i strategjisė lė shumė pėr tė dėshiruar. Ai identifikoi njė varg fushash nė tė cilat, sipas tij, komuniteti rom, komuniteti ashkali dhe ai egjiptian kanė nevojė pėr ndihmė, si: arsimi, kultura, shėndetėsia, pėrfaqėsimi nė institucione, kthimi, riintegrimi, punėsimi etj. Sidoqoftė, Kinolli vlerėsoi se nė fusha ta caktuara ka pėrparime. Ai vlerėsoi tė arriturat nė fushėn e mediave nė gjuhėn rome, paralajmėroi fillimin e mėsimit nė gjuhėn rome, potencoi rritjen e numrit tė nxėnėsve dhe studentėve tė komunitetit rom gjatė viteve tė fundit etj.


Nga Grupi Parlamentar "Ardhmėria e pėrbashkėt", deputeti Etem Arifi, tha se strategjia dhe plani gjegjės i veprimit pėr zbatimin e saj, paraqesin nė hollėsi sfidat dhe problemet me tė cilat ballafaqohen kėto tri komunitete. Arifi tha se nė hartimin e saj nuk kanė marrė pjesė njerėz tė duhur, por, sipas tij, pavarėsisht kėsaj, ky dokument ėshtė hartuar me qėllim tė pėrmirėsimit tė jetės ekonomike e sociale tė kėtyre komuniteteve dhe nuk ka pėr qėllim asimilimin e asnjė komuniteti. Megjithatė, sipas tij, institucionet e Kosovės kanė dėshtuar t'i pėrmbushin zotimet e tyre pėr tė pėrmirėsuar jetėn e kėtyre komuniteteve.


Gjatė debatit, diskutuan edhe deputetėt: Danush Ademi, Lumnie Morina, Glauk Konjufca, Vjollca Krasniqi, Shaip Muja, Sadri Ferati, Alma Lama, Muhamet Mustafa, Halit Krasniqi dhe Teuta Haxhiu.
Pėrfaqėsues tė grupeve parlamentare shtruan nevojėn e harmonizimit tė rekomandimeve, tė cilat sot nuk u hodhėn nė votim, pėr mungesė kuorumi.

Me pajtimin e tė gjitha grupeve parlamentare, ndėrkaq, nuk u mbajt debati parlamentar lidhur me rirregullimin (heqjen) e taksave tė sigurimeve tė automjeteve tė udhėtarėve dhe automjeteve transportuese tė mallrave. Pėr ditėn e mbajtjes sė tij, do tė vendosė Kryesia e Kuvendit nė mbledhjen e saj tė ardhshme.

Vazhdimi i seancës plenare të KuvenditVazhdimi i seancës plenare të Kuvendit
 

Komisioni pƫr Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com

Komisioni pƫr Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com
news.php