Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi ngushëlloi homologen Topalli

E Hënë, 21.05.2012




E nderuara Zonja Kryetare,


Me keqardhje dhe dhembje të thellë mësuam lajmin për aksidentin tragjik në Himarë, ku humbën jetën një numër studentësh të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit.

Duke ndarë dhembjen bashkë me Ju shkëlqesi, me lejoni që në emër të Kuvendit dhe të popullit të Kosovës, si dhe në emrin tim, të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe dhembjen e thellë për familjarët që humbën më të dashurit e tyre sot në Himarë, ndërsa studentëve të plagosur u uroj shërim sa më të shpejtë.

Duke ju siguruar se institucionet dhe populli i Kosovës e kanë përjetuar rëndë këtë tragjedi ju shpreh edhe njëherë solidaritetin njerëzor dhe institucional.

 

Kryeparlamentari Krasniqi ngushëlloi homologen Topalli
 

Komisioni për Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com

Komisioni për Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com