Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti njė grup studentėsh nga Universiteti i Nju-Jorkut nė Tiranė

E Premte, 13.04.2012




Kryetari i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot njė takim me njė grup studentėsh nga Universiteti i Nju-Jorkut nė Tiranė. Duke pėrfillur interesimin e studentėve qė kishte tė bėnte me rrugėn arsimore, shkencore e politike tė kryekuvendarit, pjesėmarrjen nė lėvizjen ēlirimtare tė Kosovės, si dhe zhvillimet aktuale nė Kosovė, kryekuvendari Krasniqi foli gjerėsisht pėr kėto ecuri. Moto e takimit ishte se pavarėsia e Kosovės, ėshtė ngjarja mė e rėndėsishme e popullit shqiptar, qė nga Dita e Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912. Shteti pavarur i Kosovės hap perspektiva tė mėdha pėr popullin e Kosovės, por njėherėsh shtron edhe obligime pėr tė punuar denjėsisht pėr ndėrtimin e tij, pohoi kreu i Kuvendit tė Kosovės, Krasniqi.

Kryekuvendari Krasniqi priti  një grup studentësh nga Universiteti i Nju-Jorkut në Tiranë