Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti homologun irlandez, z. William Hay

E Mėrkure, 28.03.2012




Marrėdhėniet ndėrmjet kuvendeve dhe institucioneve tjera tė Kosovės dhe Irlandės sė Veriut janė shumė tė mira. Kosova dhe Irlanda kanė shumėēka tė pėrbashkėt nė jetėn shoqėrore e institucionale, si nė tė kaluarėn , ashtu edhe nė tė tashmen , ndaj kanė ēfarė tė mėsojnė nga njėra - tjetra dhe tė ndihmohen reciprokisht. Ky ishte njė nga vlerėsimet mė thelbėsore nga takimi i sotėm i kryetarit tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, dr. Jakup Krasniqi, me kryetarin e Kuvendit tė Irlandės sė Veriut, z. William Hay.

Kryekuvendari Krasniqi tha se marrėdhėniet ndėrmjet Mbretėrisė sė Bashkuar e Kosovės janė shumė tė mira , ashtu siē janė edhe ato ndėrmjet Kosovės dhe Irlandės sė Veriut, pėrkatėsisht kuvendeve pėrkatėse. Ky bashkėpunim, po begatohet gjithnjė e mė shumė me vizita reciproke, nga delegacionet parlamentare dhe tė komisioneve. Kjo vizitė, tha kryekuvendari Krasniqi ėshtė njė rast i mirė pėr tė thelluar edhe mė bashkėpunimin ndėrmjet dy parlamenteve.

E pėrbashkėta ndėrmjet Irlandės dhe Kosovės, the mė tutje kreu i legjislativit tė vendit Krasniqi, ėshtė se dy personalitete tė njohura botėrore , siē janė z. Klinton dhe z. Bler kanė ndihmuar nė procese tė rėndėsishme tė Kosovės dhe tė Irlandės sė Veriut.

Pasi shprehu kėnaqėsinė pėr pritjen e ngrohtė qė po i bėhet delegacionit parlamentar tė Irlandės sė Veriut, z. William Hay theksoi se Irlanda e Veriut dhe Kosova kanė kaluar nėpėr periudha tė konflikteve, madje ato kanė tė pėrbashkėt edhe faktin se afėrsisht pėr nga territori dhe popullsia janė tė barabarta. Po kėshtu, kanė edhe pėrvoja tė pėrafėrta nė ngritjen e institucioneve, por ato kanė edhe njė varg ēėshtjesh tė mbetura nga e kaluara , siē janė tė zhdukurit, plagėt e luftės, pastaj ēėshtjet ekonomike, segregacioni etj. Z. Hej shprehu angazhimin pėr tė forcuar edhe mė bashkėpunimin ndėrmjet dy kuvendeve, pėr tė shtyrė gjėrat pėrpara. Nė kėtė frymė, ai tha se roli bashkėsisė ndėrkombėtare, si nė rastin e Irlandės , ashtu edhe tė Kosovės, ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė. "Pa mbėshtetjen e bashkėsisė ndėrkombėtare,as ne nė Irlandė tė Veriut dhe as nė Kosovė, s' do tė mund tė arriheshin kėto suksese. Mbėshtetja ndėrkombėtare nė tė gjitha zhvillimet aktuale ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė.

Gjatė kėsaj vizite bashkėbiseduesit theksuan se do tė nėnshkruhet edhe njė marrėveshje ndėrmjet Parlamentit tė Irlandės sė Veriut dhe Kosovės, nė fushėn e bashkėpunimit tė administratave pėrkatėse.

Kryekuvendari Krasniqi priti homologun irlandez, z. William HayKryekuvendari Krasniqi priti homologun irlandez, z. William Hay
news.php