Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit pėr Punė tė Brendshme, Siguri dhe Mbikėqyrje tė FSK-sė

E Premte, 16.03.2012




Shqyrtimi i Raportit tė Inspektoratit Policor tė Kosovės lidhur me ngjarjet e 14 janarit, gjatė protestave tė organizuara nga Lėvizja Vetėvendosje, ishte temė diskutimi e mbledhjes sė sotme tė Komisionit pėr Punė tė Brendshme, Siguri dhe Mbikėqyrjen e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, tė kryesuar nga nėnkryetari i komisionit, Rexhep Selimi.
Anėtarėt e komisionit duke paraqitur qėndrimin e tyre rreth raportit tė Inspektoratit Policor tė Kosovės mbi vlerėsimin e kryerjes sė detyrave nga Policia e Kosovės gjatė kėtyre protestave, theksuan se
vlerėsimi pėrfundimtar i komisionit do tė bėhet pas pėrfundimit tė mbikėqyrjes sė zbatimit tė Ligjit nr. 03/L-231 pėr Inspektoratin Policor tė Kosovės.

Gjatė diskutimit tė tyre, anėtarėt e komisionit u shprehėn se raporti i Inspektoratit Policor tė Kosovės ėshtė voluminoz dhe gjithėpėrfshirės, megjithatė paraqitėn disa nga shqetėsimet e tyre pėr mangėsitė qė posedon ky raport.

Me kėtė rast, nėnkryetari i komisionit Rexhep Selimi tha se nė kėtė raport nuk ėshtė mbuluar gjithė problematika, me theks tė veēantė ai pėrmendi trajtimin e tė arrestuarve pas arrestimit, si dhe mospėrfshirjen nė kėtė raport pėr ndodhitė gjatė transportit tė protestuesve nė protesta, meqė shtoi ai ka pasur shkelje serioze.

Mė tej Selimi pėrmendi edhe rastin e inspektorit tė IPK-sė, Qerim Bytyqi, i cili ėshtė pėrfshirė nė arrestime. Selimi shtoi se ky zyrtar ka tejkaluar detyrat dhe pėrgjegjėsitė e tij, duke shkelur rregulloren e punės sė tij, si pjesėmarrės nė arrestime, kurse masat tė cilat shqiptohen ndaj tij janė masa pėr trajnim tė detyrueshėm. "Kjo mund tė quhet shpėrblim, e jo si masė ndaj tij", tha Selimi.

Disa nga anėtarėt e komisionit duke folur nė pėrgjithėsi pėr perfomancėn e Policisė sė Kosovės, gjatė protestave tė 14 janarit, theksuan se meqė ka pasur numėr tė madh tė protestuesve dhe tė policėve nė dy operacione tė ndara qė janė zhvilluar nė tė njėjtėn ditė, ėshtė evidente tė paraqitėn situata nė tė cilat mund tė pasojė tejkalimi i forcės.
"Janė ndėrmarrė masa ndaj personave tė cilėt kanė tejkaluar kompetencat e tyre me rastin e menaxhimit tė situatave nė kėtė ngjarje dhe kėta zyrtarė do tė japin pėrgjegjėsi para institucioneve tona , gjegjėsisht para Policisė", tha anėtari i komisionit Fatmir Xhelili, duke shtuar se Policinė e Kosovės duhet ēmuar pėr nivelin e punės dhe realizmin e qėllimit qė kanė pasur, por shtoi ai, nuk pajtohem me tejkalimin e autorizimit tė personave zyrtar tė PK-sė.
Mė tej, anėtari i komisionit Anton Ēuni, tha se bazuar nė kėtė raport, janė marrė parasysh tė gjitha faktet tė cilat janė mbledhur nė teren, nga qytetarėt, mediat, filmimet e ndryshme dhe nga vet PK-ja, por shtoi ai, mungojnė disa raste pėr tė cilat nuk jemi nė dijeni pse nuk janė pėrfshirė nė raport.
Edhe Vjollca Krasniqi, anėtare e komisionit, tha se ėshtė vėrejtur fakti se gjatė 14 janarit, nuk ėshtė respektuar nė mėnyrė tė plotė zinxhiri komandues i PK-sė, ndėrkaq pėrmendi edhe mungesėn e pajisjeve tė mjaftueshme tė PK-sė pėr situata tė tilla, si dhe prezencen me numėr tė vogėl tė inspektorėve tė PK-sė gjatė kėtyre ngjarjeve.

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së
news.php