Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi mbajti konferencė pėr media

E Mėrkure, 28.07.2010




Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, dr. Jakup Krasniqi, mbajti sot njė konferencė pėr media lidhur me veprimtaritė e Kuvendit tė Kosovės gjatė sesionit pranveror tė vitit nė vijim (janar-korrik 2010). Kryekuvendari Krasniqi nė fillim theksoi se gjatė kėtij sesioni Kuvendi i Republikės sė Kosovės ka vazhduar intensivisht aktivitetin ligjvėnės nė pėrmbushje tė Strategjisė legjislative tė Qeverisė dhe Programit tė Punės sė Kuvendit pėr vitin 2010. Nga 73 projektligje tė parapara, janė parashtruar 50, janė miratuar 42, janė shpallur 38, kurse nė ripunim janė kthyer 3, ndėrsa nė procedurė janė 36 projektligje. Janė mbajtur 32 dėgjime publike dhe tri debate nė fusha tė ndryshe. Nė seancat e kėtij sesioni pati 199 pyetje parlamentare, 7 mbikėqyrje parlamentare pėr zbatimin e ligjeve dhe 29 peticione e ankesa publike. Nė vazhdim ai tha se nė kėtė periudhė raportuese janė mbajtur 25 mbledhje tė Kryesisė, 22 mbledhje plenare dhe 273 mbledhje tė komisioneve parlamentare.

Komisionet funksionale e kanė pėrfunduar shqyrtimin edhe tė pesė projektligjeve. Komisionet parlamentare nė cilėsinė e komisionit funksional, gjatė periudhės janar-korrik 2010, kanė shqyrtuar 58 projektligje dhe 40 tė tjera nė cilėsinė e komisionit tė pėrhershėm, kanė pėrgatitur 46 raporte pėr punėn e organeve tė pavarura, kanė shqyrtuar 29 peticione dhe ankesa publike, kanė mbajtur 71 takime tė grupeve punuese, kanė organizuar 15 vizita jashtė vendit dhe 15 tė tjera brenda vendit.

Gjatė kėsaj periudhe administrata e Kuvendit (personeli, shėrbimi i financave, shėrbimet teknike-administrative, mirėmbajtja, transporti) e ka vazhduar pėrmirėsimin e shėrbimeve pėr mbarėvajtjen e pėrgjithshme tė punėve.

Kuvendin e Kosovės gjatė kėtij sesioni kanė vazhduar ta mbėshtesin OSBE-ja (komisionet parlamentare dhe administratėn, me pajisje teknike dhe vizita studimore), NDI (komisionet parlamentare dhe administratėn, me vizita studimore, hartimin e Rregullores se Punės sė Kuvendit, doracakut pėr punėn e komisioneve, trajnime, vizita studimore), USAID-i (komisionet parlamentare), UNDP- (komisionet parlamentare, me ekspert, ekipi pėr OZHM), GTZ-ja (Komisionin pėr Buxhet dhe Financa, me ekspertė dhe vizita studimore), KE, DCAF-i (Komisionin pėr Siguri).

Duke folur pėr punėt qė e presin administratėn e Kuvendit, kryekuvendari Krasniqi theksoi se ajo nė vijim ka para vetės objektiva, si: procedimi pėr miratim nė Kryesinė e Kuvendit tė draft Rregullores sė re pėr Organizimin dhe pėrgjegjėsitė e administratės, vazhdimi i punėve nė renovimin e ndėrtesės se Kuvendit (fasadimi i jashtėm i ndėrtesės, renovimi i anekseve, renovimi e parkingjeve dhe hyrjeve nga ana lindore dhe perėndimore), zbatimi i Planit vjetor tė punės sė Kuvendit, regrutimi i nėpunėsve civilė pėr plotėsimin e vendeve tė lira, funksionimi mė efikas i administratės, hartimi dhe miratimi i Planit tė Zhvillimit tė Administratės sė Kuvendit etj.

Nė fjalėn ė tij para medieve kreu i legjislativit tė vendit foli gjerėsisht edhe pėr bashkėpunimin dhe kėmbimin e vizitave tė udhėheqjes sė Kuvendit tė Kosovės me pėrfaqėsues mė tė lartė tė parlamenteve dhe tė udhėheqjeve tė vendeve tė ndryshme tė botės. Po kėshtu foli edhe pėr vizitat mjaft tė suksesshme tė personalitete ta larta ndėrkombėtare qė bėnė nė Kuvendin e Kosovės, pėr hir tė tė cilėve u organizuan katėr seanca solemne.

Kryektari i Kuvendit, Krasniqi foli pastaj edhe pėr bashkėpunimin e frytshėm me shoqėrinė civile, nėpėrmjet pjesėmarrjes sė saj nė monitorimin e Kuvendit, nė debate publike, nė punėn e komisioneve dhe nė takimet me kryetarin e Kuvendit.

Kuvendi i Republikės sė Kosovės edhe gjatė kėtij sesioni pranveror tė Legjislaturės III ka vazhduar tė kultivojė raporte tė mira me medien e shkruar dhe elektronike. I pėrkushtuar pėr transparencė tė institucioneve tė Kosovės, Kuvendi ka qenė shumė i hapur pėr pėrfaqėsuesit e medieve.

Pos transmetimit tė drejtpėrdrejtė tė seancave tė Kuvendit nga Radiotelevizioni publik (RTK) (zakonisht deri nė orėn 17, kurse nėse seanca zgjat edhe pas kėsaj ore, xhirimet transmetohen nė orėt e mesnatės). Puna e komisioneve parlamentare ka qenė e hapur pėr gazetarė (pos kur diskutohen ēėshtje qė kanė tė bėjnė me sigurinė e vendit ose privatėsinė e individėve).

Zyra pėr media dhe marrėdhėnie me publikun i ka njoftuar rregullisht mediet pėr aktivitetet e pritshme nė Kuvend, si pėr seancat e rregullta, ato tė jashtėzakonshmet dhe solemnet, pėr mbledhjet e Kryesisė, mbledhjet e komisioneve, dėgjimet publike, pėr takimet protokollare nė Kuvend ose pėr vizitat nė botėn e jashtme, si dhe pėr aktivitete tė ndryshme tė kuvendarėve tė Kosovės nė vendbanime tė ndryshme tė Kosovės, pėr “Javėn e Kuvendit” etj.

Pas konferencės pėr media , kryetari i Kuvendit u ndal nė njė bisedė tė lirė me gazetarė, fotoreporterė e kameramanė, qė ndjekin punėn e Kuvendit tė Kosovės.
Pamje nga konferenca pėr media