Lajmet e fundit

Seanca plenare e Kuvendit tė Kosovės

E Marte, 27.07.2010




Nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės tė udhėhequr nga kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, (njė pjesė u kryesua nga anėtari i Kryesisė, Eqrem Kryeziu) u shqyrtua Propozim – Strategjia e Qeverisė sė Kosovės pėr privatizimin e PTK-sė.

Komisioni parlamentar pėr Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikė, Transport dhe Telekomunikacion, pasi ka shqyrtuar propozim strategjinė e Qeverisė sė Kosovės pėr privatizimin e PTK-sė, i ka rekomanduar Kuvendit tė shqyrtojė kėtė ēėshtje.

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nė njė ekspoze para deputetėve sqaroi se vendimi pėr privatizimin e PTK-sė ėshtė marrė nė pėrputhje tė plotė me politikat sektoriale tė qeverisė pėr sektorin e telekomit tė miratuara nga Kuvendi i Kosovės. Ky vendim ėshtė marrė edhe nė konsultim me kėshilla tė tė gjitha autoriteteve ndihmuese, kėshilluese dhe ndėrkombėtare. Ai po ashtu tha se Qeveria ka krijuar njė ambient tė sigurtė dhe kreativ pėr investime.

“Ne do ta zhvillojmė shtetin e Kosovės sipas standardeve tė botės sė lirė. Privatizimi i PTK-sė i pėrket reformės ekonomike nuk ėshtė shitje e kapitalit. Privatizimi i PTK-sė ėshtė njė mėnyrė transfer-kapitali nacional dhe do tė jetė nė tė mirė tė shėrbimeve tė projekteve zhvillimore, nacionale pėr qytetarėt dhe shtetin e Kosovės. Kosova si shtet i ri ka nevojė pėr investime tė huaja pėr tė siguruar zhvillimin ekonomik, krijimin e njė infrastrukture moderne, hapjen e vendeve tė reja tė punės dhe implementimin e perspektivės evropiane.

Futja edhe e njė investitori me emėr dhe pėrvojė nė fushėn e telekomit do tė jetė njė ndihmesė e madhe pėr zhvillimin e sektorit nė fushėn e telekomit. Deri mė tani kemi kompani tė interesuara nga gjithė globi, si nga vendet evropiane ashtu edhe SHBA-tė, Kina, India, etj.

Me privatizimin e 75 pėr qind tė PTK-sė ne e liberalizojmė plotėsisht tregun nė Kosovė, krijojmė njė bilanc nė treg dhe iu garantojmė qytetarėve rritje tė konkurrencės e cila domosdoshmėrisht sjell shėrbime mė tė mira, mė cilėsore dhe me ēmime mė tė mira pėr qytetarėt e Kosovės”, tha me kėtė rast kryeministri Thaēi.

Mė tej ai shtoi se aktualisht ėshtė koha mė adekuate pėr futjen e kapitalit privat nė PTK. Fituesin sipas tij do ta pėrcaktojė ēmimi mė i lartė e jo qeveria dhe se tė gjithė punėtorėt nė PTK do tė vazhdojnė tė punojnė mė sė paku nė 4 vjetėt e ardhshme.

“Ky dokument ėshtė pėrgatitur pas njė mori analizash dhe shqyrtimesh tė mirėfillta tė bėra nga kėshilli ndėrministror i transaksionit dhe pas konsultimeve tė pėrfshira tė palėve nė proces. Nga analizat e bėra kemi ardhur nė pėrfundim se vendimi mė i mirė qė ėshtė nė interes tė qytetarėve ėshtė ofrimi pėr tenderim dhe shitja e mė sė paku 75 pėr qind e PTK-sė, ndėrsa 25 pėr qind tė mbetet si asete tė qytetarėve tė Kosovės”, tha ai.

Ai theksoi se ky proces do tė jetė plotėsisht i lirė, i hapur dhe transparent nė ēdo fazė tė tij dhe nė pajtueshmėri tė plotė me standardet mė tė larta ndėrkombėtare pėr transaksionet.

Grupi parlamentar i PDK-sė dhe ai i LDK-sė, nė parim mbėshtetėn procesin e privatizimit, megjithatė u kėrkua qė ky proces tė shikohet me kujdes tė shtuar, duke theksuar se nevojiten disa sqarime plotėsuese rreth mėnyrės sė privatizimit tė PTK-sė.

Strategjia e Qeverisė sė Kosovės pėr privatizimin e PTK-sė, nuk e ka marrė mbėshtetjen e grupit parlamentar tė AAK-sė. Nė emėr tė kėtij grupi Ardian Gjini pos vėrejtjeve tė tjera theksoi se ky projekt ėshtė shumė i paqartė. Ndėrkaq, shumica e deputetėve tė AAK-sė, AKR-sė dhe tė LDD-sė, nuk morrėn pjesė nė mbledhje.

Ishin tė shumtė deputetėt e Kuvendit tė Kosovės qė diskutuan pėr propozim strategjinė, dhe nė pėrgjithėsi i dhanė pėrkrahje privatizimit tė PTK-sė, por disa nga ata shfaqėn vėrejtje nė strategjinė e ofruar.

Deputetėt po ashtu kėrkuan qė kjo ēėshtje tė shtyhet pėr nė muajin shtator tė kėtij viti, meqė sipas tyre nė kėtė dokument ka mjaft mangėsi. Tutje, u kėrkua qė tė krijohet mė shumė hapėsirė pėr ta shqyrtuar kėtė projekt-propozim tė qeverisė, nė mėnyrė qė tė ketė konsultime me ekspertė tė ndryshėm dhe pėrvoja tė vendeve tjera.

Po ashtu deputetėt kanė paraqitur edhe shqetėsimin e tyre rreth fatit tė punėtorėve tė PTK-sė.

Lidhur me kėtė ēėshtje ka folur edhe ministri i Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave, Ahmet Shala. Ndėrsa, kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi, gjatė kėtij diskutimi pėr privatizimin e PTK-sė, theksoi se tė gjitha rekomandimet e deputetėve do tė inkorporohen nė draftin pėrfundimtar tė propozim- strategjisė sė Qeverisė sė Kosovės pėr privatizimin e PTK-sė.

Kuvendi miratoi nė parim propozim- strategjinė e Qeverisė sė Kosovės pėr privatizimin e PTK-sė, me ē‘rast ngarkohet Qeveria e Kosovės qė vėrejtjet dhe propozimet e kėtij debati nga ana e deputėtevė tė inkorporohen nė kėtė dokument dhe nė muajin shtator tė votohet nė Kuvend.

Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės po ashtu me shumicė votash kanė votuar edhe ndryshimin e dispozitės 41, paragrafi 3 tė Ligjit pėr Bankėn Qendrore tė Kosovės.
Seanca plenare e Kuvendit tė Kosovės