Fjalimet e Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės

Fjalimi i Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Kadri Veseli, nė Universitetin e Sofjes - Dega e Ballkanistikės

E nderuara profesore Ruslana Bejleri,
I nderuari profesor Anton Panchev,
Tė nderuar studentė tė Gjuhės dhe Letėrsisė shqipe, nė katedrėn e Ballkanistikės tė Universitetit tė Sofjes,

Takimi im, me Ju sot, ėshtė njė moment i veēantė pėr mua. Derisa po vija pėr tek Ju, mu kujtua Rilindja jonė kombėtare. Mu kujtuan vitet e rėnda tė fundit tė shekullit XIX dhe fillimit tė shekullit XX. Nė ato vite, si tė gjitha kombet tjera, kombi ynė po luftonte pėr lirinė dhe pavarėsinė e tij. Po luftonte pėr tė rigjetur identitetin e tij tė natyrshėm, brenda qytetėrimit evropian.


Aso kohe, Sofja ishte njė qendėr shumė e rėndėsishme kulturore dhe politike e Rilindjes sonė kombėtare. Mes kontributit tė shumė shoqatave e klubeve, ėshtė i paharrueshėm kontributi i shoqėrisė patriotike "Dėshira" dhe gazetės "Drita", nė zgjimin e vetėdijes kombėtare tė popullit tonė.

Te nderuar profesorė,
Tė nderuar studentė,

Me punėn tuaj, me angazhimin tuaj nė mėsimin e gjuhės shqipe, Ju jeni sot trashėgimtarėt me tė denjė tė asaj tradite rilindase. Duke kultivuar gjuhėn shqipe, Ju nė fakt, po pėrmbushni njė mision tė dyfishtė, sa human aq edhe akademik.


Po afirmoni gjuhėn e njė kombi qė jeton prej shekujsh brenda njė historie tė pėrbashkėt me popullin bullgar, dhe nė tė njejtėn kohė, po i shėrbeni, nė mėnyrėn mė tė mirė, fqinjėsisė sė mirė, mirėkuptimit e bashkėjetesės mes popujve e kulturave, nė rastin konkret mes popullit shqiptar dhe popullit bullgar.


E them kėtė pėr shumė arsye:
E para, duke mėsuar gjuhėn e njėri-tjetrit, ne bėhemi mė tė afėrt me njėri-tjetrin. E kuptojmė dhe njohim mė mirė njėri-tjetrin. Duke mėsuar gjuhėn e njėri-tjetrit, mėsojmė tė pėrfitojmė vlera nga dallimet e njėri-tjetrit. Duke mėsuar gjuhėn e njėri-tjetrit, shmangim pasojat e dėmshme tė izolimit gjuhėsor nga njėri-tjetri.
Ėshtė pikėrisht izolimi gjuhėsor ai qė krijon paragjykime e stereotipe pėr njėri-tjetrin, e janė kėto paragjykime qė ushqejnė ksenofobinė. Ėshtė pikėrisht ksenofobia, nga e cila rajoni ynė ka vuajtur shumė, pėr njė kohė tė gjatė.
- qoftė ksenofobia e tė tjerėve pėr rajonin tonė, duke na vėnė epitetin negativ si fuqi baroti,
- qoftė ksenofobia mes vetė popujve tė rajonit, e shkaktuar nga nacionalizmi i pakontrolluar.


Fatkeqėsisht, nė shumė raste, kemi lejuar qė atdhedashurinė ta kuptojmė si urrejtje dhe pėrēmim pėr tė tjerėt.
Brezi ynė duhet tė ndihet me fat sepse po jetojmė nė njė epokė tė re marrėdhėniesh nė Ballkan, njė epokė ku paqja, stabiliteti, bashkėpunimi politik, kėmbimet ekonomike dhe integrimi evropian janė vlera tė pėrbashkėta.
Duke qenė brez fatlum, nė tė njejtėn kohė, jemi edhe brezi me pėrgjegjėsinė mė tė madhe, pėr tė mos lejuar qė tė na pėrsėritet historia, pėr tė mos lejuar qė rajoni ynė, sėrish, tė kthehet nė viktimė gjeopolitike.


Ne jemi brezi qė kemi pėrgjegjėsinė pėr tė dėshmuar se ka ardhur koha qė termi negativ, i krijuar padrejtėsisht pėr rajonin tonė, termi "ballkanizim", tė hiqet nga fjalori i politikanėve, gazetarėve dhe intelektualėve, tė bėhet njė term i dalė mode.


Ėshtė nė dorėn tonė, qė duke punuar sė bashku, t'i shembim mitet pėr rajonin tonė si njė fuqi baroti dhe tokė ku dėshirat pėr hakmarrje mbysin shpresat pėr tė ardhmen.


Ėshtė koha pėr tė dėshmuar se Ballkani nuk ėshtė fushėbetejė as e civilizimeve, as e religjioneve por, pėrkundrazi, njė hapėsirė ku civilizimet dhe religjionet janė takuar e bashkėjetuar, duke krijuar panoramėn e bukur tė dallimeve, pėr tė cilat secili nga ne sot ėshtė krenar.


Ėshtė koha, qė shpirtin multikulturor, multifetar dhe multigjuhėsor tė rajonit tonė, ta kthejmė nė fuqi krijuese e zhvilluese pėr njerėzit tanė, nga brigjet e Adriatikut nė ato tė Detit tė zi, nga Danubi nė veri, tek Mesdheu nė jug.
Kjo arrihet duke qėndruar tė bashkuar fort rreth vlerave tė demokracisė, duke qėndruar tė bashkuar nė respektimin e tė drejtave dhe lirive tė njeriut, pėr tė gjithė dhe pėr secilin. Duke respektuar njėri-tjetrin, si identitete kulturore qė komunikojnė e gėrshetohen nė mes vete. Duke thelluar bashkėpunimin nė tė gjitha fushat e jetės, sidomos nė atė tė ekonomisė. Duke e kthyer rajonin tonė nė njė zonė tė hapur pėr qarkullimin e lirė tė njerėzve, mallrave dhe ideve.


Janė pikėrisht kėto mesazhe qė pėrbėjnė edhe frymėn e Samitit tė radhės qė po zhvillohet nė Sofje, nė kuadėr tė Procesit tė Bashkėpunimit tė Evropės Juglindore.

Tė nderuar profesorė,
Tė nderuar studentė,

Si asnjėherė mė parė nė histori, sot, fati ynė ėshtė nė duart tona, si shtete tė pavarura dhe demokratike. Ky fat ėshtė integrimi i plotė i Ballkanit nė familjen e madhe tė demokracive evropiane. Nuk kemi rrugė tjetėr pėr t'i pėrmbushur ėndrrat dhe pritjet e qytetarėve tanė.


Megjithėkėtė, kjo rrugė nuk ėshtė e njėanshme, sepse, Bashkimi Evropian, pa Ballkanin e integruar nė tė, ėshtė projekt i pakryer, ashtu si Ballkani pa Bashkimin Evropian nuk ka tė ardhme, ēfarė e duan qytetarėt tanė. Janė dy anė tė sė njėjtės medalje, tė tė njėjtit qėllim.


Duke ju uruar suksese nė punėn tuaj shumė fisnike, shpreh dėshirėn qė ky takim yni tė mos pėrmbyllet kėtu, por nė Prishtinė. Jeni tė mirėpritur.


Ju faleminderit.

 

 

Komisioni pƫr Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com

Komisioni pƫr Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com